Afati për aplikim për subvencione bujqësore do të vazhdohet deri më 30 qershor

Shkup, 27 maj – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i njofton bujqit se në Qeveri është dorëzuar kërkesë për ndryshimin e Programit dhe Dekretit për mbështetje financiare në bujqësi, me të cilin do të vazhdohet afati për aplikim për subvencione deri më 30 qershor.

“Për shkak se të gjitha institucionet kanë dhënë mendim pozitiv, presim që amendamenti të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë. Interesimi i bujqëve për aplikim për subvencione është i madh, sidomos te blegtorët të cilët kërkuan shtyrje të afatit. Ministria plotëson gjithmonë kërkesat e bujqëve. Pikërisht në interes të tyre është ndryshimi i Programit dhe i Dekretit për mbështetje financiare në bujqësi, që të mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda afatit të ri i cili propozojmë të vazhdohet deri më 30 qershor”, thonë nga MBPEU.

Kjo, sipas Ministrisë, do të ndihmojë të gjithë fermerët që nuk kanë arritur të aplikojnë në përputhje me afatin ligjor që skadon më 31 maj.

“Ata do të fitojnë kohë shtesë prej plus një muaj, periudhë në të cilën do të mund të përgatisin aplikimet dhe të aplikojnë në kohë për të marrë mbështetjen financiare të ofruar nga shteti. Presim që amendamenti të miratohet, në interes të bujqëve”, theksojnë nga MBPEU.