Trençevska: Sektori qytetar është partneri ynë në avancimin e shërbimeve sociale

Shkup, 27 maj – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati takim me përfaqësuesit e Shoqatës për teknologji asisitve “Hapni dritaret”, ku u bisedua për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të shoqatës.

“Kjo shoqatë paraqet shërbim servisor për teknologji asistive që ofron tre lloje shërbimesh për fëmijë me pengesa: mbështetje të individualizuar për shfrytëzim të kompjuterit dhe internetit, vlerësim individual i nevojave nga teknologjia asistive dhe mbështetje këshilldhënëse-konsultative për zbatim të teknologjisë asistive. Përfaqësuesit informuan se shërbimet janë të bazuara në qasjen e kahëzuar drejt personalitetit dhe kanë për qëllim ta nxisin zhvillimin personal të fëmijëve me pengesa. Përmes zbatimit të teknologjisë dhe ekipit profesional nga edukatorë të specializuar, logopedëve dhe personave nga sektori i TI-së, kjo organizatë parqet shërbimin e vetëm dhe unik servisor në shtetin tonë”, thonë nga MPPS.

Ministrja Trençevska theksoi se përfshirja dhe përmirësimi i pozitës së fëmijëve dhe personave me pengesa është një nga prioritetet kyçe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Qeverisë.

Ajo shprehi mbështetje ndaj shoqatës në aktivitetet e tyre dhe shprehi gatishmëri për aktivitete dhe projekte të përbashkëta të cilat janë për qëllim avancimin dhe vendosjen e shërbimeve të reja sociale të cilat do ta avancojnë cilësinë e jetës së fëmijëve me pengesa dhe do të ndihmojnë në përfshirjen e tyre më të madhe në jetën e përditshme.

“Në periudhën në vijim bashkarisht do të zhvillohen intervenimi i hershëm, shërbimet për këshillim të familjeve të cilat kanë fëmijë me pengesa si dhe zbatimi i teknologjisë asistive, me qëllim të përforcimit të shërbimeve sociale, rritjen e qasjes së tyre ndërkaq e tëra në interes të fëmijëve me pengesa nga mosha më e hershme”, kumtojnë nga MPPS