143 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit në territorin e vendit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 143 sanksione për tejkalim të shpejtësisë.

Siç theksojnë nga MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 55 drejtues të automjeteve e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 88 jashtë vendbanimeve.

MPB-ja njofton se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për rrugë më të sigurta