CDC: Nëntë raste të lijës së majmunëve në shtatë shtete amerikane

Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) sot njoftoi se prej dje kanë identifikuar nëntë raste të lijes së majmunëve në shtatë shtete amerikane.

Raste të lijës së majmunëve janë identifikuar në Masuçetes, Floridë, Jutë, Uashington, Kaliforni, Virxhinia dhe Nju-Jork.

Rasti i parë i lijës së majmunëve është konfirmuar më 7 maj në Britani të Madhe te një udhëtar i cili paraprakisht ka qëndruar në Nigeri, ndërsa simptomat e para si skuqja i ka marrë më 29 prill.