Japonezët të infektuar me kancer kërkojnë kompensim nga centrali bërthamor Fukushima
Në Tokio sot filluan seancat dëgjimore për kompensim të personave që u sëmurën nga kanceri i gjëndrës tiroide pas katastrofës në centralin bërthamor në Fukushima.
Gjashtë persona, që në vitin 2011 gjatë kohës së katastrofës bërthamore ishin fëmijë, e paditën pronarin e centralit bërthamor “Tokio elektrik pauer kompani holldings” (TEPKO”), duke pretenduar se rrezatimi i bërthamorit është arsyeje për sëmundjen e tyre. Ata kërkojnë kompensim prej 616 milion jen (4,9 milion dollarë).
Kjo është padia e parë grupore e dorëzuar nga dikush nga Fukushima për shkak problemeve shëndetësore, të lidhura me katastrofën.
Më 11 maj të vitit 2011, Japonia ishte e goditur nga tërmeti me intensitet prej nëntë ballë dhe cunami që shkaktuan katastrofë bërthamore.
Në tërmetin dhe cunamin pësuan 18.430 njerëz, ndërsa u gjetën trupat e 15.897 viktimave. Më shumë se 160.000 njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë.

