Kronologji e vrasjeve masive në SHBA
Një person i armatosur dje ka qëlluar në një shkollë fillore në Teksasin Jugor, me ç’rast ka vrarë 19 persona dhe dy mësues. I dyshuari është qëlluar në këmbim zjarri në shkollën fillore Rob në qytetin Juvalde, Teksas, rreth 130 kilometra në perëndim të San Antonios.
SHBA-ja ka regjistruar 61 incidentë me “sulmues aktiv”, vitin e kaluar, që është rritje drastike nga viti i kaluar dhe numër më i lartë në 20 vitet e kaluara, publikoi FBI këtë javë.
Vrasje masive të paradokohshme:
– BAFALLO , 14 maj 2022 – Një sulmues i bardhë ka vrarë 10 persona të racës së zezë në një supermarket në sulm të armatosur. Ai është akuzuar dhe mbetet në burg.
-NJU- JORK, 12 prill 2022 – Në një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e sistemit të tranzitit të Nju-Jorkut, 23 persona u plagosën kur një burrë 62-vjeçar shpërtheu një bombë tymi dhe hapi zjarr në metro. Ai u ndalua të nesërmen.
-OKSFORD, 30 nëntor 2021 – Katër nxënës u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në Oksford, Miçigan.
-INDIANAPOLIS, 16 prill 2021 – Një ish-punonjës i FedEks (FedEx), i cili ka qenë nën mbikëqyrjen psikiatrike qëlloi për vdekje tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në një ndërtesë të një kompanie transporti në Indiana përpara se të vriste veten.
-LOS ANXHElOS, 31 mars 2021 – Katër persona janë vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë në një sulm të armatosur në një ndërtesë afariste në një paralagje të Los Anxhelosit para se i dyshuari të arrestohet.
-BOLDER, 22 mars 2021 – Vrasje masive në një supermarket në Bolder, Kolorado, me ç’rast kanë humbur jetën 10 persona, mes të cilëve edhe një polic.
-ATLANTA, 16 mars 2021 – Tetë persona, përfshirë edhe gjashtë gra me origjinë aziatike, janë qëlluar në një sërë sulmesh në dhe rreth Atlantës. Burri i dyshuar është arrestuar.
-MILUOKI, 26 shkurt 2020 – Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në kompleksin për birrë Molson Coors Baverage Co. në Miluoki, dulke vrarë pesë bashkëpunëtorë para se të vetëvritet.
– DEJTON, 4 gusht 2019 – Një burrë i armatosur i veshur me jelek antiplumb ka hapur zjarr në qendrën e Dejtonit, Ohajo, duke lënë të vrarë nëntë persona, përfshirë edhe motrën e tij. Policia e ka vrarë sulmuesin.
-EL PASO, 3 gusht 2019 – Një burrë ka qëlluar për vdekje 22 persona në një dyqan në Uolmart në El Paso, Teksas. Në një komunikatë, për të cilën besohet se e ka shkruar i dyshuari, sulmi quhet “përgjigje e pushtimit spanjoll në Teksas”. Autoritetet e kanë vrarë sulmuesin
-VIRXHINIA BIÇ, 31 maj 2019 – Një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike hapi zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një ndërtesë komunale të Virxhinias, duke lënë të vrarë 12 persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
– AURORA, 15 shkurt 2019 – Një burrë hapi zjarr në një fabrikë në Ilinois pasi u pushua nga puna, duke vrarë pesë punëtorë përpara se të vritej nga policia.
– THAUSAND OAKS, 7 nëntor 2018 – Një ish-veteran i luftës marins vrau 12 persona në një bar në periferi të Los Anxhelosit. Më pas kreu vetëvrasje.
– PITSBURG, 27 tetor 2018 – Një person i armatosur sulmoi një sinagogë pranë Pitsburgut dhe qëlloi mbi njerëzit e mbledhur në shërbesën e së shtunës, duke vrarë 11 persona.
-SANTA FE, 18 maj 2018 – Një nxënës 17-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij të mesme jashtë Hjustonit, Teksas, duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues përpara se të dorëzohej në polici.
-PARKLAND, 14 shkurt 2018 – Një ish-nxënës i shkollës së mesme Marxhori Stounmen Dagllas në Parkland, Florida, vrau 17 nxënës dhe arsimtarë.
-SATERLEND SPRINGS, 5 nëntor 2017 – Një burrë i përjashtuar nga aviacioni amerikan ushtarak, pasi kishte rrahur bashkëshorten dhe fëmijën e tij, ka goditur me vdekje 26 persona në një kishë në Teksa para se të vetëvritet.
-LAS VEGAS, 1 tetor 2017 – Një burrë i armatosur hapi zjarr gjatë festivalit të muzikës kantri nga apartamenti i hotelit në katin e 32-të, duke vrarë 58 persona para se të bëjë vetëvrasje.
-ORLANDO, 12 qershor 2016 – Një burrë i armatosur ka goditur për vdekje 49 persona në klubin e natës për homoseksualë Pulls, para se të vritej nga policia.
-SAN BERNARDINO, 2 dhjetor 2015 – Një burrë dhe një grua kanë vrarë 14 persona në ahengun e festimit në vendin e punës në San Bernardino në Kaliforninë e Jugut, para se të vdesin në një përleshje me policinë.
-ROZEBURG, 1 tetor 2015 – Një burrë i armatosur në kampusin e kolegjit në Oregon hapi zjarr, duke vrarë nëntë persona para se ta gjuajë policia.
-ÇARLLSTON, 17 qershor 2015 – Një person i racës së bardhë vrau dhjetë vizitorë të racës së zezë në Çarllston, të Karolinës së Jugut. Ai ishte dënuar me vdekje.
-UASHINGTON, 16 shtator 2013 – Një ish rezervist i marinës vrau 12 persona në marinën në Uashington. Ai ishte dënuar nga policia.
-NJUTAUN, 14 dhjetor 2012 – Sulmuesi i armatosur rëndë vrau 26 persona, duke përfshirë edhe 20 fëmijë të moshës prej pesë deri 10 vjet, në tërbimin e shkollës fillore Sendi Huk në Konektitat.
-AURORA, 20 korrik 2012 – Një burrë i maskuar vrau 12 persona në një kinema në Aurora, Kolorado. U dënua me shumë burgime të përjetshme.
-FORT HUD, 5 nëntor 2009 – Një major ushtarak dhe psikiatër hapi zjarr në Fort Hud, bazë e armatës amerikane në Teksas, vrau 13 person.

