Shefi i OBSH-së mori mandat të ri pesëvjeçar
Tedros Adanom Gebrejesus është rizgjedhur shef i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për mandat të ro pesëvjeçar, u kumtua në Gjenevë.
Tedros, njeriu i parë nga Afrika në krye të OBSH-së, nuk pati kundërshtarë në asamblenë vjetore të organizatës.
Urime menjëherë dërgoi ministri gjerman i Shëndetësisë, i cili në Tuiter shkroi se Tedros është rizgjedhur me 155 vota nga gjithsej 160.
“Rezultat spektakular. Urime, e merituar”, shkroi Karl Lauterbah në Tuiter.

