Policia holandeze “ringjallë” adoleshentin, për ta zgjidhur misterin e vrasjes së tij para 20 viteve
Policia holandeze ka përdorur teknologjinë e ashtuquajtur deepfake për ta “ringjallur” adoleshentin e vrarë para gati 20 viteve, që ka çuar në rreth 20 detaje të reja për këtë rast.
Sedar Soares u vra në vitin 2003 derisa po luante me borë me miqtë në një park, pranë stacionit të metrosë së Roterdamit, transmeton Telegrafi.
Vrasja e 13-vjeçarit prej vitesh ka hutuar policinë, që tani me lejen e familjes ka bërë një video ku vetë adoleshenti kërkon nga opinioni ndihmë për zgjidhjen e misterit të vrasjes së tij.
Në video, që policia holandeze beson se është e llojit të parë në botë, shfaqet fotografia e Sedarit i cili përshëndet shikuesit dhe mban në dorë një top futbolli.
Derisa në prapavijë dëgjohet muzika, ai ecë nëpër fushën e blertë ku është i rrethuar nga familjarët, arsimtarët dhe miqtë.
“Dikush sigurisht e di se kush e ka vrarë vëllain tim. Për këtë është kthyer në jetë për nevojat e këtij filmi”, dëgjohet zëri para se Sedar të ndalet dhe ta lëshojë në tokë topin.
“A dini diçka? Ai më pas flet”, thotë Sedar, familja dhe miqtë e tij, ku më pas zhduket fotografia e tij nga fusha e futbollit dhe shfaqen numrat e kontaktit – pra të policisë.

