Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Shkup, 24 maj – Pas urdhrit të marrë paraprakisht për bastisje të një shtëpie, mbrëmë nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori për polici kriminalistike, Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materi të rrezikshme dhe nga SPB Shkup Njësia për tregti të palejueshme, është kryer bastisje në shtëpinë e Z.V.(65) në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes, në shtëpi janë gjetur dy paketime me amfetaminë, një pako me marihuanë dhe një peshojë, përderisa gjatë kontrollimit të terrenit rreth shtëpisë janë gjetur pesë paketime më të mëdha me amfetaminë dhe pako me marihuanë, të groposura në lokacione të ndryshme. pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet paraqitje adekuate penale.