Dyshemeja e lagur me shampanjë nga lojtarët, Guardiola i zhveshur rrëshqet mbi të

Manchester City triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Aston Villas dhe fitoi titullin e dytë radhazi të Ligës Premier, pas së cilës tifozët e kampionëve vrapuan në fushë për të festuar.

Një festë të çmendur pati edhe trajneri Pep Guardiola që nuk ia doli të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit, derisa edhe në zhveshtore kishte një festë të madhe.

Derisa në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë pamjet nga festimet e Citizens për titull, duket se strategu spanjoll e ka shijuar shumë këtë trofe.

Në zhveshtore e Cityt ishin fuur në radhë dhe po e prisnin Guardiolan, por ai erdhi në një mënyrë të pazakontë.

Pas triumfit Guardiola festoi pothuajse i zhveshur me tuta, ndërsa lagej me shampanjë nga lojtarët e Man City.