Maqedonia mbështetë pranimin e shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në gjirin e NATOs

Shkup, 18 maj – Dorëzimi i sotëm i njëkohshëm i letrave zyrtare për pranim në Aleancën më të fuqishme ushtarake është shkrimi i një faqeje tjetër të ndryshimeve historike në aleancë. Sinqerisht e mirëpres dhe e mbështes kandidaturën e këtyre vendeve të rëndësishme për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski me rastin e aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Fatkeqësisht, fakti që vendet me neutralitet ushtarak tradicional vendosin në masë të madhe ta ndryshojnë atë, tregon se rreziku i luftërave të reja po troket sërish në derën e Evropës. Në mënyrë që paqja e përhershme e dëshiruar përgjithësisht të bëhet realitet, zgjerimi i Aleancës është lajm i mirë”, qëndron në deklaratën e sotme nga Pendarovski.

Siç qëndron në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit, ai e përshëndet këtë vendim dhe dërgon mbështetje për pranim të shpejtë të vendeve, të cilat pa dyshim do të japin kontribut në sigurinë kolektive. Sipas tij, ky është vendim i vendeve sovrane të cilat kanë të drejtë të vendimeve personale veçanërisht kur bëhet fjalë për miëqenien e qytetarëve të tyre.

“Maqedonia e Veriut, si vend më i ri anëtar në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike, ka nderin ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura me partnerët tanë, Finlandën dhe Suedinë, veçanërisht duke e marrë parasysh kontekstin politik, gjeografik dhe të sigurisë”, thotë Pendarovski.

Me anëtarësimin me të drejtë të plotë të Suedisë dhe Finlandës, vlerëson shefi i shtetit, NATO-ja do të përforcohet veçanërisht në krahun e saj lindor, prej ku vijnë sfidat më të mëdha, siç është rasti me agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

“Përveç kësaj, marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me këto dy vende mike do të fitojnë intensitet edhe më të fortë përmes aleancës së ardhshme, e cila forcon edhe bashkëpunimin e partneritetit në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë mbështetjen e tyre parimore për një aleancë tjetër brenda Evropës”, theksoi presidenti i shtetit Pendarovski.