Kovaçevski priti në takim kryeministren serbe, Ana Bërnabiq

Shkup, 18 maj – Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq sot ka arritur në Shkup dhe ka filluar karvanin e takimeve në Maqedoni, informon Zhurnal.

Për Bërnabiqin ishte organizuar pritje solemne para Qeverisë, e më pas ka filluar takimi mes dy delegacioneve të udhëhequr nga Bërnabiq dhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Si temë e bisedimeve kanë qenë zhvillimi i marrdhënieve miqësore, marrëveshje për një seancë e tretë të përbashkët, iniciativa Ballkani i Hapur, bashkëpunimi bilateral, këmbimi tregëtar mes dy vendeve dhe projekti për hekurudhë Budapest-Beograd-Shkup.

Ky është takimi i parë bilateral mes Kovaçevskit dhe Bërnabiq.

Ajo së bashku me Kovaçevskin marin pjesë në samitin Maqedonia 2025, mbledhim rajonal që çdo vit mbledhë më tepër se 250 pjesmarës dhe shërben si platformë për këmbim të njohurive, trende botërore tregtare, investime, inovacione teknologjike, lidhjen e organizatave dhe ndryshime inspirative në Evropën Juglindore.

Samiti fillon sot dhe përfundon nesër. Do ta mbyllë presidenti i vendit, Stevo Pendarovski./Zhurnal.mk