Samiti “Maqedonia 2025” në Shkup

Shkup, 18 maj – Organizata joqeveritare “Maqedonia 2025” sot dhe nesër në Shkup do të mbajë Samitin e 11-të në të cilin do të mbajnë fjalime rreth 40 folës në mes të cilëve edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe homologia e tij serbe Ana Bërnabiq ku do të marrin pjesë në panelin “Ndërtimi i ardhmërisë prosporuese: Roli i bashkëpunimit rajonal”.

Sipas organizatorëve, fokusi i Samitit do të jetë drejtë asaj që mund të bëhet për të shmangur krizat dhe të bëhemi më produktiv edhe me atë të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe ambienti biznesor.

“Samiti fillon me tema ekonomike dhe me shqyrtimin e problemeve vijuese dhe asaj që ndodh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas do të tejkalojmë edhe në tema për të cilat mendojmë që do të sjellin ardhmëri më të mirë”, deklaroi Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtori kryesor Ekzekutiv i “Maqedonia2025”.

Në Samit do të diskutohet për tema aktuale, siç janë digjitalizimi, zhvillimi i teknologjisë, vlefshmëria e lidershipit, ndërtimi i brendeve globale, shoqëritë aktuale, vendet e punës dhe kapitali njerëzor, si dhe teknologjitë “bllok-çejn”.