Angellovska- Bezhoska: Pritjet janë se normat e interesit do të rriten

Shkup, 16 maj – Pritjet janë se normat e interesit do të rriten, por po bëhen përpjekje që kjo të jetë mesatare dhe të mos ndikojë shumë te popullata dhe sektori i korporatave, deklaroi sot guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas publikimit të projeksioneve makroekonomike pranverore, guvernatorja tha se shtrëngimi i politikës monetare bëhet me kujdes dhe mesatarisht që të mos ketë ndryshime të mëdha te normat aktive të interesit.

“Në tregjet globale financiare tashmë një periudhë të caktuar ka rritje të normave të interesit. Ne jemi pjesë e sistemit global tregtar dhe financiar dhe ajo që po ndodh në ekonominë globale, ka ndikim edhe te ne. Prandaj, si bankë qendrore filluam me shtrëngimin e politikës monetare, por këtë e bëjmë me kujdes dhe në mënyrë të matur me qëllim që të mos ketë ndryshime të mëdha te normat aktive të interesit”, tha Angellovska – Bezhoska.

Banka Popullore dy herë e rriti normën bazë të interesit nga 0,25 pikë përqindjeje dhe tani ai është në nivel prej 1,75 për qind.