Shtrenjtohet benzina, ulet çmimi i dizelit

Shkup, 16 maj – Nga sonte në mesnatë, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë lirohen për një denarë, ndërsa benzina shtrenjtohet për një denarë e gjysmë, informon Zhurnal.

Kështu, nga sonte çmimet e reja të derivateve do të jenë si në vijim:

Benzin EUROSUPER BS 95 – 92 denarë
Benzin EUROSUPER BS 98 – 94 denarë
DIZEL – 86 denarë
Vaji ekstra i lehtë – 84 denarë

Ndërkohë ulet edhe çmimi i mazutit për 0,258 denarë për kg, dhe çmimi i ri shënon 52,436 denarë./Zhurnal.mk