Lezhë, breshëri plumbash ndaj veturës së 28-vjeçarit
Një automjet ku udhëtonte një 28-vjeçar dhe i afërmi i tij është qëlluar me armë zjarri në lëvizje e sipër nga persona që lëviznin me një tjetër automjet i cili u largua me shpejtësi pas atentatit, në qytetin e Lezhës në Shqipëri.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se ka qenë një automjet tip Audi brenda të cilit ndodhej edhe një person si pasagjer në pjesën e pasme, i cili ka qëlluar disa herë me pistoletë ndaj fuoristradës ku udhëtonte 28-vjeçari B.P., së bashku me kushëririn e tij

