‘’Gruaja më e gjatë në botë’’, Rumeysa Gelgi, 5 herë fituese e rekordit Guinnes

’Gruaja më e gjatë në botë’’ Rumeysa Gelgi nga Turqia, ishte sot e ftuar për një intervistë në Skype, ekskluzivisht për ‘’Vizioni I Pasdites’’.

Ajo na rrëfeu se që prej moshës 4-5 vjecare mësoi se ishte prekur nga sindroma ‘’Weaver’’ ,e cila shkakton rritjen e shpejtë të gjymtyrëve, por që I shkakton vështirësi në të ecur dhe kryerjen e aktiviteteve te perditshme.

E pyetur nëse është bullizuar ndonjëherë apo jo, ‘’gjigandja’’ pohoi se e kanë fyer si personalisht, ashtu edhe neë rjetet sociale, por tashmë nuk I bën më përshtypje kjo gjë ‘’pasi ky është problem I tyre’’, tha ajo.

Rumeysa, e gjatë 2.31 cm, tregoi se është 5 herë fituese e rekordit Guinness, në vitin 2014 u shpall ‘’Adoleshentja më e gjatë në botë’’, në vitin 2021 ‘’Gruaja më e gjatë në botë’’, ndërsa këtë vit theu record për shpinën, dorën dhe gishtat më të gjatë.