Blinken: Rusia në muajin shkurt ka kryer sulme kibernetike ndaj rrjeteve komunikuese komerciale satelitore

Sekretari amerikan shtetëror Entoni Blinken sot deklaroi se në fund të shkurtit këtë vit Rusia ka filluar sulme kibernetike ndaj rrjeteve komunikuese komerciale satelitore me qëllim të minoj komandën dhe kontrollin ukrainas.

Ai shtoi se veprimet ruse kanë goditur edhe vende tjera evropiane.

“SHBA kanë zhvilluar mekanizma të reja që do të ndihmojnë Ukrainën të identifikojë kërcënime kibernetike dhe të rimëkëmbet nga incidentet kibernetike, ndërsa së bashku me aleatët e tyre ndërmarrin hapa shtesë për përforcimin e mbrojtjes nga veprimet ruse”, theksoi Blinken.