Protestuesit djegin shtëpitë e politikanëve gjatë natës së trazirave në Sri Lanka

Turmat e zemëruara në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi që i përkisnin zyrtarëve dhe deputetëve, pasi ata u sulmuan nga mbështetësit e qeverisë.

Sipas mediave të huaja dhuna mbylli një ditë trazirash që sollën dorëheqjen e kryeministrit Mahinda Rajapaksa mes protestave masive kundër trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria e tij, përcjell Telegrafi.

Por kjo nuk arriti të qetësonte demonstruesit, të cilët u përpoqën të sulmonin rezidencën e tij zyrtare ndërsa ai ishte ende brenda.

Si pasojë, raportohet se shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna.

Një shtetrrethim në të gjithë ishullin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës pasi autoritetet kërkojnë të shuajnë dhunën.