Bllumberg: Ekonomia ruse po e përjeton recesionin më të rëndë që prej vitit 1994
Ekonomia ruse po e përjeton recesionin më të rëndë që prej vitit 1994, me rënie të BPV-së prej 20 për qind në vitin 2022 që është rezultat i sanksioneve perëndimore, shkruan Bllumberg.
“Sipas Ministrisë së Financave, Rusia po përballet me recesionin më të thellë ekonomik në pothuajse tre dekada si rezultat i sanksioneve të shtuara të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e tyre”, lajmëroi agjencia duke iu referuar parashikimit të Ministrisë ruse të Financave për përdorim vendor.
Bruto prodhimi vendor në vitin 2022 në Rusi do të ulet për 12 për qind, që është më shumë nga rënia e pritur prej tetë për qind nga Ministria e Ekonomisë.
“Minuset kryesore janë embargoja për naftë, anulimi i gazit rus nga ana e BE-së, si dhe disa kompani të huaja që e braktisën vendin … E tërë kjo me siguri gradualisht do të zgjerohet edhe shumë negativitete do të barten edhe në vitin 2023”, komenton Bllumberg. Edhe pa sanksionet e tanishme, pritet që ekonomia ruse të ulet për 10,8 për qind në vitin 2022 dhe për pesë për qind në vitin 2023.
Bashkimi Evropian po përgatitë pako të gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

