BE: Përpjekje e fundit që të shpëtohet marrëveshje bërthamore iraniane

Bashkimi Evropian për herë të fundit po përpiqet ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore iraniane dhe ta heqë ngërçin, shkruan sot “Fajneshëll tajms”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Boreli deklaroi për gazetën britanike se kërkon “rrugë të mesme” që t’i dhënë fund ngërçit që kërcënon të shkatërrojë më shumë se një vjet të përpjekjeve diplomatike evropiane për arritjen e marrëveshjes”.

Qëllimi i BE-së është që SHBA-ja sërish t’i bashkohet marrëveshjes së vitit 2015 dhe t’i heqë sanksionet ndaj Iranit, ndërsa në këmbim që Republika Islamike në mënyrë drastike do ta ulte aktivitetin e saj bërthamor, thekson “Fajneshëll tajms”.