Në Sri Lanka është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të protestave masive
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaja Raxhapaksa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke i dhënë autorizime më të gjera ushtrisë për shkak të demonstratave antiqeveritare në rritje, deklaroi të premten zëdhënësi i kabinetit të presidentit.
Kjo i jep ushtrisë autorizimin për të arrestuar dhe ndaluar njerëzit dhe për të kontrolluar protestat publike, në vend vetëm policia të ketë një autorizim të tillë.
Lëvizja erdhi pasi dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar që presidenti Raxhapaksa dhe qeveria e tij të largoheshin, për të cilin shkak nuk punon shkollat, shërbimet qeveritare dhe tregtia.
Në qytetet gjatë demonstratave në të gjithë vendin u vendosën flamuj ë zinj.

