Spasovski: Monografia është dëshmi e dokumentuar për reforma në vitet e fundit
Shkup, 6 maj – Monografia “MPB-ja për qytetarët 2017-2021” paraqet dëshmi të dokumentuar për arritjet edhe atë jo vetëm si përmbledhje e së punuarës, por edhe si vlera të vendosura për të ardhmen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në prezantimin e sotëm.
Ministri sqaroi se përmes monografisë, opinioni do të ketë mundësi të bëjë kontroll transparent të fakteve.
“‘MPB-ja për qytetarët’ është motoja nën të cilën sivjet me disa solemnitete e shënojmë 7 majin, nën moton e njëjtë e krijuam edhe këtë monografi duke e pasur parasysh periudhën nga viti 2017-2021, si periudhë e reformave më të rëndësishme të zbatuara në policinë e Maqedonisë së Veriut dhe vendosje të konceptit policia si servis real i qytetarëve, arsyeja bazë për këtë është tërë atë proces reformues ta vendosim në inspektim të opinionit në kontroll të hapur transparent të fakteve përmes versionit elektronik të këtij publikimi, i cili do të jetë i qasshëm tek qytetarët përmes ueb faqes së saj, përmes fotografive të pasura me përmbajtje tekstuale krijuam dëshmi të dokumentuar për arritjet”, potencon Spasovski në fjalimin e tij.
I potencoi profesionalizmin, departizimin dhe dekriminalizimi si çështje esenciale në të cilat ka punuar Ministria në periudhën e fundit dhe këtë me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucion.
Informon se gjatë procedurës për ndërtimit të stacionit të ri policor në komunën e Aerodromit në Shkup, rikonstruimin e shërbimeve drejtuese të MPB-së, si dhe kompleks të objekteve në qendrën për trajnim të kuadrove, Idrizovë.
Në ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, i cili theksoi se të gjitha reformat tregojnë se Ministria angazhohet për të siguruar shërbime të larta cilësore për opinionin.
“Misioni i OSBE-së ka histori të gjatë të bashkëpunimit me Ministrinë tuaj përmes marrëveshjes kornizë në Ohër me qëllim që të jepet mbështetje për integrimin e policisë pas konfliktit, kemi dhënë mbështetje dhe në pjesën e decentralizimit të funksioneve policore, përforcim të trajnimeve dhe edukimit policor, ndërtim të kapaciteteve, kemi dhënë mbështetje Ministrisë për të realizuar dy qëllime strategjike, ato janë puna demokratike policore dhe profesionalizmi i policisë”, thekson Koja.
Shtoi se Misioni ka trajnuar 220 zyrtarë policorë me prejardhje të ndryshme etnike dhe ka dhënë mbështetje në arritjen e barazisë gjinore në institucion.
Monografia është prekur në 15 kapituj të ndryshëm dhe është i qasshëm në disa gjuhë.

