ESHS: Nën pragun e varfërisë në vitin 2020 kanë jetuar 451.900 qytetarë

Shkup, 6 maj – Numri i qytetarëve të varfër, të cilët jetojnë nën pragun e varfërisë në vend në vitin 2020 ka qenë 451.900, tregojnë të dhënat që sot i ka publikuar Enti shtetëror për statistikë.

Sipas Treguesve të Laekenit për varfëri, shkalla e personave të varfër në vitin 2020 ka qenë 21,8 për qind.

Shkalla e varfërisë së amvisërive, e përbërë prej dy personave të moshuar me dy fëmijë, është 20,7 për qind, shkalla e personave të varfër të punësuar është 7,9 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është shtatë për qind. Koeficienti i Xhinit (masë për pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave) është 31,4 për qind.