Jahti i oligarkut rus në vlerë prej 300 milionë dollarëve u tjetërsua me kërkesë të SHBA-së

Autoritetet e ishullit në Oqeanin paqësore, Fixhi, me kërkesë të SHBA-së e ndaluan jahtin e oligarkut rus Sulejman Kerimov, në vlerë prej 300 milionë dollarëve, kumtoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

Me këtë, Uashingtoni dhe aleatët e rrisin presionin ndaj Rusisë për atë që Moska po kryen sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

jahti Amadea ka arritur në Fixhi muajin e kaluar pas 18 ditë lundrim në Oqeanin paqësor nga Meksika dhe është ndaluar nga policia. Gjykata e Fixhit të martën solli vendim që SHBA-ja ka të drejtë ta konfiskojë super jahtin e oligarkut rus.

Deri më tani autoritetet e disa vendeve tjetërsuan shumë jahte dhe vila në pronësi të miliarderëve rusë, si përgjigje ndaj invazionit rus në Ukrainë.

Kerimov është nën sanksione të SHBA-së që prej vitit 2014 dhe 2018, si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Siri dhe Ukrainë, Ai është nën sanksione edhe nga BE-ja.

Sektori i ri i krijuar pranë Ministrisë, i quajtur KleptoCapture, punon në konfiskimin e jahteve dhe mjeteve të tjera luksoze me qëllim të shkaktimit të goditjes ndaj financave të oligarkëve rusë të cilët heshturazi u dakorduan me veprimet e presidentit rus, Vlladimir Putin, ndërkaq që ky është presione dhe ndaj tij, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Sipas sektorit për kontroll të aktiveve të huaja pranë Ministrisë së Financave, Kerimov është në grupin e oligarkëve të cilët kanë përfitime të mëdha nga bashkëpunimi me Putinin, ndërkaq për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes në aksione të tilla të Qeverisë së Rusisë, si okupimi i Krimesë.