Mickoski: Nëse LSDM nuk ka frikë, le të shkojmë në zgjedhje
Shkup, 5 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i hodhi poshtë akuzat e LSDM-së se bllokada aktive e paralajmëruar për të cilën dje vendosi Komiteti Ekzekutiv i partisë është urdhër.
“Ata ndoshta punojnë sipas atij parimi të urdhërit, por VMRO-DPMNE punon vetëm për interesat e qytetarëve dhe interesat e Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojë. Ndryshe, atë që dje e sollëm si konkluzion në seancën e Komitetit Ekzekutiv, praktikisht është reagim i aksionit të pushtetit dhe për të gjitha pasojat e mëtutjeshme pushteti do të jetë përgjegjës sepse unë personalisht dhe VMRO-DPMNE shumë herë në njëqind ditët e fundit kemi bërë thirrje në komunitet, në dialog, të ulemi dhe të flasim për problemet, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe nëse janë me të vërtetë aq të fortë, nëse thonë se populli i do ata do të na deklasifikojnë në zgjedhjet e parakohshme dhe do të kenë mandat të pastër prej katër vitesh t’i zbatojnë politikat të cilat thonë se populli i mbështet”, deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli.
Sipas tij, mënyra e vetme për t’u kontrolluar rejtingu i partive politike janë zgjedhjet.
“Unë nuk frikësohem, ja them ejani të ulemi të bisedojmë në katër sy, ejani të shkojmë në zgjedhje, nuk kam përgjigje nga ajo anë, ashtu që, përgjegjësi i vetëm prej tani e tutje për gjithçka që ndodh në Maqedoni është udhëheqësia e LSDM-së dhe vetë LSDM-ja”, thotë Mickoski.
I pyetur për huamarrjen e sapo paralajmëruar, Mickoski ka akuzuar se qeveria dëshiron ta fsheh qëllimin e vërtetë të këtyre mjeteve, të cilat, sipas tij, janë për një projekt që BDI-ja e ka paralajmëruar prej kohësh dhe si përgatitje për këtë, ai tha se ditët e fundit një person i afërt me BDI-në është bërë pjesë e strukturës pronësore të një kompanie ndërtimore maqedonase

