Spasovski për “Ta Nea”: Ne si rajon i përkasim Bashkimit Evropian

Shkup, 5 maj – Ne si rajon i përkasim Bashkimit Evropian, thekson ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut në intervistë për gazetën greke “Ta Nea” në të cilën flet për bashkëpunimin me Greqinë, për çështje të sigurisë rajonal, por edhe për perspektivën evropiane të vendit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Intervista nën titullin “Bashkëpunim bilateral për çështje të sigurisë” është me rastin e vizitës së punës të Spasovskit në Greqi, pjesëmarrjen e tij në konferencën ministrore në korniza të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe takimi me homologun e tij grek Takis Teodorokakos.

Ministri thotë se në rrethanat e tanishme, anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, duke u përgjigjur në çështjet nëse qasja mbetet më emergjente edhe si porosi për politika më revizioniste dhe si përgjigje ndaj Rusisë, ai thekson se, Bashkimi Evropian duhet të pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e strategjisë së saj, dhe jo si përgjigje ndaj çfarëdo politike “sepse ne si rajon i përkasim BE-së”.

Për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral në hije të sulmit rus ndaj Ukrainës, thekson se është e rëndësishme të vazhdohet edhe në fushën e sigurisë “për stabilitet në rajon”.

“U dakorduam se kemi shkëmbim të informatave dhe të dhënave në nivel ditor me qëllim të mbrojtjes së rajonit. Të dy vendet, si anëtare të NATO-s ndajmë vlera të njëjta dhe mundësi për përforcime të bashkëpunimit tonë me qëllim të stabilitetit të rajonit”, sqaroi Spasovski, duke shtuar për momentin, vlerësimin e përbashkët se “nuk ka shenja të minimit të paqes në rajon”.

Ai theksoi se rajoni i jonë është i rëndësisë strategjike, që është përparësi, por “na sjell sfida” dhe tregon se secili vend duhet të përkushtohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve.