“Nëse Petkovi vepron diçka kokë në vete me Shkupin, nuk do të jetë më kryeministër”
Sofje, 5 maj – Në marrëveshjen koalicionuese qartë është shënuar se cilat kushte duhet Maqedonia t’i plotësojë që të vazhdojë procesin e inkuadrimit. Nëse Kirill Petkov ndryshon qëndrimin për Shkupin, ndoshta nuk do të jetë më kryeministër. Kështu deklaroi dje Georgi Svilenski, partner koalicioni me Kirill Petkovin në Bullgari, informon Zhurnal.
“Nëse kryeministri vendosë të bëjë diçka kokë në vete, e qartë çfarë rezultati do të ketë. Thjeshtë ai nuk do të jetë më kryeministër. Qëndirmi ynë është konsistent, Maqedonia e Veriut mundet të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së pas përmbushjes së marrëveshjes dhe deklaratës nga Kuvendi popullor”, deklaroi Svilenski dhe shtoi se nga vija e kuqe nuk lëvizin me qëndrim.
“Kjo është vija e kuqe për të gjithë bullgarët. Shoqëria në këtë temë është e bashkuar. Mbi 80% e qytetarëve bullgarë e mbështesin qëndrimin e partisë tonë dhe koalicionit qeveritar, ndërsa është mbështetur edhe nga një pjesë e bukur e opozitës”, shtoi ai.
Edhe deputetja Ekaterina Zaharieva gjithashtu tha se Bullgaria po udhëheqë dy palë bisedime me Maqedoninë, duke aluduar se kryeministri Petkov nuk po e përfshinë MPJ-në në bisedimet me Maqedoninë./Zhurnal.mk

