Rritja e çmimeve të derivateve nuk ka të ndalur, një litër naftë 90 denarë
Shkup, 4 maj – Nga sonte në mesnatë, një litër benzinë do të kushtojë 88,5 denarë ndërsa një litër naftë 90 denarë.
Këto janë rritjet drastike të çmimeve të derivateve pas vendimit të KRRE-së, informon Zhurnal.
Benzina shtrenjtohet për 2,5 denarë ndërsa dizeli për 3 denarë.
Kështu:
Benzina BS-95 do të kushtojë 88,5 denarë për litër.
BS – 98 = 90,5 denarë për litër
Dizeli 90 denarë për litër/Zhurnal.mk

