Osmani: Teuta Arifi nuk është kandidate as në Uashington, as në Bruksel e as në Ankara!
Shkup, 4 maj – Për në Ankara asnjëherë nuk ka qenë në lojë Teuta Arifi, kjo është spekulim, ajo nuk është përmendur as për në Uashington. Kështu u shpreh sot ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani në Utrinski Brifing, informon Zhurnal.
“Përmenden emra në opinion, por asnjëherë në Qeveri nuk është folur për ata njerëz. Brenda në shtet edhe me kandidaten Arifi nuk është arritur pajtueshmëri për dërgimin e saj në Bruksel. BE-ja procedurën e heshtjes e ka që nëse disa muaj nuk ka reagim kjo do të thotë rezultat pozitiv. Emërimi i ambasadorëve gjithnjë ka shkaktuar interes në opinion dhe tek diplomatët e MPJ-së. Arifi nuk është kandidate për në Bruksel. Agnesa Rusi Popovska ende ka një mandat ambasadori, e më pas do të shkojë në Sofje prej ku është marë agreman”, thotë Osmani për UB.
Osmani thotë se Maqedonia ashpër i dënon sulmet e Rusisë mbi Ukrainën, ndërsa MPJ ka dërguar letër deri te komunat që të mos marin pjesë në ngjarjet që organizon ambasada ruse më 9 maj.

