Zjarr i madh pyjor në shtetin federal amerikan Nju Meksiko

Zjarrfikësit në Nju Meksiko nuk arritën ta shuajnë zjarrin më të madh pyjor në SHBA, i cili po u afrohet fshatrave malore.

Për shkak të zjarrit mijëra njerëz nga lugina Mora, rreth 60 kilometra në verilindje të Santa Fe, po përgatiten për evakuim.

“Erërat e forta i përhapin flakët për më shumë se 1.5 kilometra dhe kanë përhapur zjarrin që ka djegur 303 kilometra katrorë në malin Sangre de Kristo më 6 prill, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa. Duket shumë e frikshme. Duke pasur parasysh shpejtësinë e përhapjes, është shumë e vështirë për ne që të arrijmë ndonjë kontroll të zjarrit”, deklaroi komandanti i forcave të ndihmës gjatë fatkeqësive natyrore Karl Shvope.

Zjarrfikësit paralajmërojnë se sot do të fryjë erë nga jugu dhe se zjarri do të shtrihet në fshatin Mora, i cili ka 14 mijë banorë, si dhe drejt qytetit Las Vegas.

Ekspertët thonë se pyjet dhe luginat janë të thata për shkak të thatësirës ekstreme që ka zgjatur për më shumë se dy dekada