Shënimi i 7 majit – Ditës së policisë

Shkup, 30 prill – Shënimi i 7 Majit -Ditës së policisë së Maqedonisë së Veriut, që këtë vit është organizuar në disa qytete të vendit, sot vazhdon para Shtëpisë së ARM-së në Strumicë, ku do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç informojnë nga MPB, zëvendësministri Nazim Bushi do të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar me këtë rast në Strugë, ndërsa drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Sasho Tasevski në Kriva Pallankë.

Sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska do të marrë pjesë në ngjarjen në parkun rinor në Veles, ndërsa zëvendësdrejtori i BSP-së, Arif Asani në Gumenje në Krushevë. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve për shoqërim të përbashkët me nëpunësit policorë nga të gjitha njësitë organizative pranë ministrisë së resorit. Sipas programit, më 5 maj ministri Spasovski do ta hapë konferencën rajonale të drejtorëve të policive, ndërsa më 6 maj MPB do të realizojë aksion të dhurimit të gjakut në Ditën e policisë së Maqedonisë së Veriut. Ditën e njejtë është caktuar edhe promovimi i monografisë “MPB për qytetarët”. Shënimi i 7 Majit do të fillojë me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të rënë të policisë, përderisa manifestimi qendror për shënimin e Ditës së policisë këtë vit do të zhvillohet në Sheshin e qytetit në Dellçevë, me fillim prej orës 12:30. Qytetarët do të mund ta ndjekin manifestimin drejtpërdrejtë në programin e RTVM-së. Këtë vit, shënimi i Ditës së policisë së Maqedonisë së veriut – 7 Maji, filloi më 27 prill me promovimin e objektit të 73-të rikonstruuar të SPB Radovish.