Fillon rinovimi i Qendrës Klinike Urgjente, pacientët do të trajtohen me kohë

Shkup, 29 prill – Nga ISHP Klinika Universitare e Traumatologjisë, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendra Urgjente (TOARKIQE) informojnë se gjatë kësaj fundjave fillojnë aktivitetet për rinovimin e Qendrës Urgjente Klinike dhe ato punime do të realizohen në kohëzgjatje prej një, më së voni dy muaj.

Nga Qendra Urgjente informojnë se do të funksionojnë pandërprerë me ekipe kujdestare gjatë 24 orëve, por me vëllim më të vogël të pacientëve te të cilët është i nevojshëm shërbimi shëndetësor urgjent do të trajtohen në mënyrë adekuate. Në këtë periudhë të rinovimit, pacientët me patologji urgjente do të pranohen në hapësirat e pjesës së ambulancës së Klinikës së Traumatologjisë, që përkohësisht do të adaptohet në Qendër urgjente, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas planit, në rast të numrit të rritur të pacientëve gjatë punimeve në Qendrën Urgjente, është paraparë që të gjithë pacientët urgjentë nga Shkupi të trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, përderisa pacientët nga qytetet e tjera do ta marrin shërbimin adekuat shëndetësor – trajtim kirurgjik në Spitalin Special për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Në ndërkohë, në rrethin e Qendrës Urgjente ndërmerren aktivitete për shënim adekuat të shtegut të lëvizjes me shenja të dukshme qartë, si dhe shteg për lëvizje të automjeteve për automjetet e Ndihmës Urgjente Mjekësore deri te hyrja kryesore e klinikave kirurgjike nga ana e Klinikës Universitare e Stomatologjisë.

Gjithashtu, me qëllim të sigurimit të transportit adekuat, është siguruar edhe automjet i veçantë transportues spitalor, i cili do të jetë në dispozicion për pacientët e klinikave kirurgjike, me nevojë për transport deri te klinikat e tjera, më shpesh deri te Instituti i Radiologjisë (i locuar në hyrje të anës së KU e stomatologjisë), njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.