Nivel i lartë rekord i deficitit tregtar amerikan në mars
Uashington, 29 prill – Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit në nivelin e lartë rekord në mars, pasi kompanitë, nën presion të mungesës së lëndëve të para, filluan të deponojnë rezerva pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo theksohet në raportin e ri të Ministrisë amerikane të Tregtisë.
Të dhënat tregojnë edhe rritje të dukshme të rezervave në pakicë dhe shumicë. Kjo mund të neutralizojë një pjesë të ndikimit ndaj rritjes ekonomike nga deficiti i madh tregtar.
Deficiti tregtar në mars u rrit për 17,8 për qind në rekord 125,3 miliardë dollarë. Rritja sipas gjitha gjasave do t’i reflektojë edhe sasitë më të larta të importit dhe çmimet më të larta.
Shkalla e rritjes së importit të mallrave është 11,5 për qind në gjithsej 294,6 miliardë dollarë. Kjo ishte nxitur nga ngritja prej 15 për qind e importit të produkteve industriale, duke përfshirë dhe derivatet e naftës.
Importi i mallrave për konsum të gjerë është rritur për 13,6 për qind, ndërsa i veturave për 12 për qind./Zhurnal.mk

