Regjistrimi 2021: Rreth tre për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente në vend kanë shtetësi të dyfishtë

Shkup, 29 prill – Rreth tre për qind e gjithsej popullatës rezidente në vend kanë dy shtetësi. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj të Maqedonisë, kanë edhe shtetësi bullgare, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç, sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, të publikuara sot nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1.778.725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë të Veriut, 53.201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të një shteti tjetër dhe 584 persona nuk kanë shtetësi.

Është interesante se, burrat kanë më shumë shtetësi të dyfishtë – 30 003, sesa gratë – 23 198, qytetarë të një vendi tjetër që jetojnë në vendin tonë janë më shumë gra – 2824, sesa burra – 1 379.

Sipas grupmoshave, shumica e popullsisë rezidente me shtetësi të dyfishtë janë të moshës 35 deri në 39 vjeç – 5 190 persona. Gjysma e personave me shtetësi të dyfishtë janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç – 11,768 ose 22 përqind dhe popullsia aktive e moshës 35 deri në 49 vjeç – 15,171 ose 28.5 përqind.

Nga gjithsej 53.201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, shumica 19.645, përveç asaj të Maqedonisë së Vertiut, kanë shtetësi bullgare, pasuar nga 10.909 me shtetësi serbe, 3819 me shtetësi kroate, 2393 me shtetësi kosovare dhe 2164 me shtetësi të Shqipërisë.

Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë janë maqedonas – 58,8 për qind, pastaj janë shqiptarët me 16,04 për qind dhe serbë – 10,7 për qind./Zhurnal.mk