Gërkovska në konferencën e SIGMA-s: Digjitalizimi i shërbimeve publike është parakusht për institucione efikase dhe përgjegjëse

Shkup, 28 prill – Digjitalizimi i shërbimeve publike është prioritet i Qeverisë dhe ai është parakusht që të ndërtojmë institucione transparente dhe përgjegjëse dhe shërbime cilësore publike, që do t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve, porositi zëvendëskryeministrja e angazhuar për politikë dhe qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska në konferencën e sotme onlajn “Qeveri digjitale në Ballkanin Perëndimor” në organizim të SIGMA/OECD.

Legjislativa dhe orientimet strategjike të BE-së në fushën e digjitalizimit dhe shkëmbimit të të dhënave janë bazë  e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, po sipas Gërkovskës, ata duhet të përshtaten në kushtet shtëpiake.

“Përvojat evropiane si dhe legjislativa e tyre është shumë e rëndësishme si bazë e përbashkët për krijimin e politikave vendore. Por, duhet të kemi parasysh se shoqëritë tona janë në nivele të ndryshme, gjegjësisht ndodhen në pikë të ndryshme fillestare për arritjen e qëllimeve të njëjta. Është me rëndësi të kemi ligje, të cilat do të jenë të zbatueshme dhe të cilat do të japin rezultatet konkrete në shoqëri. Të mos jetë vetëm kopjim, respektivisht përshkrim i ligjeve evropiane, pa pasur mundësi për zbatim për shkak të rrethanave të ndryshme në shoqërinë tonë”, tha Gërkovska.

Në konferencë, siç informojnë nga Pres-shërbimi i Qeverisë, janë hapur disa tema të ndërlidhura me digjitalizimin, si ajo se sa vullneti politik ndikon ndaj procesit të digjitalizimit, se cilët janë faktorë kyç për zhvillim të përshpejtuar digjital, por edhe ajo sa është e rëndësishme, administrata publike ta kuptojë rëndësinë e digjitalizimit. /Zhurnal.mk