Joveski pohon se prokurorët nuk janë nën ndikimin e askujt
Shkup, 28 prill– Me përgjegjësi pohoj se prokurorët nuk janë nën ndikimin e askujt. Kuptohet, bëhet fjalë edhe për integritetin e prokurorëve publikë, secili prej nesh ka integritet të posaçëm. Por, politika dhe puna e Prokurorisë është që ajo tërësisht të bëhet e pavarur dhe politikanët dhe qendrat tjera të fuqisë t’i largojnë duart nga Prokuroria, tha sot prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
“Prokuroria, me të vërtetë, nëse nuk është e pavarur, nuk do t’i ndërmerr këto vepra penale dhe t’i hetojë. Unë cilit ndikim i takoj? Asnjërit. I takoj profesionalizmit. Mund t’i pyesni të gjithë prokurorët në Republikë, dhe ata do të thonë se që nga dita e parë nga emërimi im angazhohem dhe e mbroj pavarësinë e prokurorive publikë. Unë me përgjegjësi pohoj se prokurorët nuk janë nën ndikimin e askujt. Natyrisht, bëhet fjalë edhe për integritetin e prokurorëve publikë, secili prej nesh ka integritet të posaçëm”, tha Joveski.
Lidhur me konfiskimin e pronës dhe padisë së parashtruar penale kundër tre prokurorëve publikë, ai informoi se në këtë lëndë Prokuroria ka padi penale edhe ndaj personave tjerë – persona fizikë ose tjerë juridikë.
“Kjo porocedurë është e bashkuar në një procedurë, ku Prokuroria konfirmon nëse tek disa subjekte të cilat kanë qenë kompetentë për kryerjen e masës konfiskim, ka shkelje të caktuara, ka elemente të caktuara të veprës penale”, kumtoi Joveski.
Sipas tij, padia penale vet prej vetes nuk do të thotë asgjë. /Zhurnal.mk

