Pendarovski: Vizita e Donfrid konfirmim për përkrahjen e fuqishme amerikane për stabilitetin rajonal
Shkup, 28 prill – Vizita e Karen Donfrid, ndihmës sekretarja shtetërore për çështje evropiane dhe euroaziatike e SHBA-së, është konfirmim për përkrahjen e fuqishme amerikane për stabilitetin rajonal dhe për rëndësinë nga konsolidimi i mëtejshëm i proceseve demokratike në rajon, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski.
“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe zbatimin e proceseve reformuese me qëllim të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit me Donfrid.
Donfrid, e cila sot qëndron për viztitë në vend, paraprakisht u takua me nikoqirin e saj, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e pastaj ka pasur takim edhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. /Zhurnal.mk

