Kasami rrit pagat e zjarrfikësve
Tetovë, 28 prill – Kryetari i komunës së TEtovës, Bilall Kasami, sot ka vizituar Njësinë Teritoriale Zjarrfikëse në Tetovë.
Për punën e rrezikshme që bëjnë, kryetari Kasami ka vendosur që t’i motivojë ata me një rritje të pagave.
Siç bënë të ditur Kasami, pagat do t’u rriten sikur në vijim:
• Paga e zjarrfikësve profesional për shkak të llojit dhe natyrës së punës që e kryejnë është rritur për 20 % më shumë se paga e të punësuarve të tjerë me përgatitje profesionale adekuate për vendin e punës në administratën komunale, në pajtim me nenin 13 të ligjit për zjarrfikësit.
• Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë në ndërrimin e natës ju garantohet kompenzim të shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20 % nga rroga neto mesatare në RMV e paguar në vitin paraprak.
• Gjithashtu, zjarrfikësve do të ju njihet e drejta e shtesës në pagë për shkak të punës në ndërrime, punës në teren dhe punës në ndërrimin e natës. Zjarrfikësve profesional të cilët do të punojnë ditën e Diel ju garantohet shtesë e pagës prej 50% për çdo orë të kaluar në punë.

