Takim i drejtorëve politikë të MPJ-së të anëtareve të NATO-s në Shkup
Shkup, 28 prill – Takim joformal i drejtorëve për çështje politike-të sigurisë të ministrive të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.
Me takimin, siç informojnë nga MPJ-ja, do të kryesojë sekretarja e përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Betina Kadenbah, në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Në seancën e parë të takimit, kushtuar Ballkanit Perëndimor është parshikuar që të mbajë falim Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Nga anëtarësimi i vendit në NATO, për herë të parë është nikoqire e një manifestimi të tillë, në të cilin marrin pjesë mysafirë të lartë nga të gjitha vendet aleate.
“Mbajtja e takimit të drejtorëve për çështje politiko-sigurie të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s në Shkup, është edhe një tjetër dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit të Aleancës Veriatlantike”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

