“Çmimin vjetor nga Bashkimi Evropian për gazetari investigative”
Shkup, 27 prill 2022 (MIA) – Për tre ditë do të mbyllet konkursi për storje investigative nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia për “Çmimin vjetor nga Bashkimi Evropian për gazetari investigative”.
Në konkurs mund të paraqiten të gjithë gazetarët, të cilët kanë publikuar storje hulumtuese në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2021, të ndërlidhura me temat vijuese: liria e shprehjes, sundimi i drejtësisë, transparenca, keqpërdorimi i fuqisë dhe të drejtat themelore të njeriut, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Fondi i çmimit për vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së veriut (për produktin gazetaresk të publikuar në vitin 2021) arrin 10.000 euro. Çmimi i parë është 5.000 euro, i dyti 3.000 dhe i treti 2.000 euro.
Në konkurs mund të paraqiten individë ose grupe gazetarësh me veprat e tyre nga të gjitha format gazetareske (vulë, onlajn, radio dhe TV) të publikuara ose transmetuara në mediat e RMV në gjuhën maqedonase, shqipe, në ndonjë gjuhë të komuniteteve ose në ndonjë nga gjuhët botërore.
Kriteret për pjesëmarrje janë që storjet për të cilat aplikohet të jenë publikuar në media të shtypur, onlajn, radio ose televiziv në vitin kalendarik 2021.
Afati për paraqitje: 30 prill 2022
Për më shumë informacione kontaktoni Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë: ssnm.info@gmail.com ose +389 70 398 446.
Formulari për aplikim është kapshëm në këtë link.
Udhëzimi për aplikim është kapshëm në këtë link.

