Presidenti Pendarovski priti një delegacion nga Organizata e Oficerëve Rezervistë
Shkup, 27 prill – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti një delegacion të Organizatës së Oficerëve Rezervistë të Republikës së Maqedonisë së Veriut (OORRMV) me rastin e jubileut 70-vjeçar të formimit të Organizatës.
“Në takim, presidenti Pendarovski ishte njoftuar me aktivitetet dhe detyrat vijuese të Organizatës, për rolin e tyre në mbrojtje dhe siguri të cilin e realizojnë me institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut dhe me shoqata simotra nga vendet anëtare të NATO-s. Përfaqësues të OORRMV e informuan presidentin për aktivitetin e tyre ndërkombëtar, si anëtare e platformës së Evropës së mesme GAMINGER iniciativa dhe anëtare e asociacionit të Konfederatës Ndër-Aleate të Oficerëve Rezervistë. Njëherësh, i përfaqësuan edhe aktivitetet e planifikuara të programit me qëllim të shënimit të 70-vjetprit të formimit të tyre”, bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të presidentit.
Në bisedë, presidenti Pendarovski ka shprehur pritje se Organizata e Oficerëve Rezervistë edhe më tutje me sukses do t’i realizojë detyrat në sistemin e mbrojtjes, përmes përgatitjes dhe trajnim praktik të anëtarësimit në funksion të sigurisë, mbrojtjes dhe shpërimit, me çka do të vazhdojë të kontribuojë në afirmimin e profesionit ushtarak.
Presidenti dërgoi urime me rastin e jubileut 70-vjeçar të formimit të Organizatës së Oficerëve Rezervistë dhe iu dëshiroi sukses në takimin e ardhshëm të iniciativës GAMINGER, nikoqirë të cilës do të jenë vitin e ardhshëm. /Zhurnal.mk

