Greva në kopshte është vendosur në pezullim

Shkup, 27 prill– Greva në kopshtet e fëmijëve është vendosur në pezullim dhe procesi edukativo-përkujdesës në kopshte sot zhvillohet rregullisht. Në vendet e punës dhe në kryerjen e  detyrave të punës janë kthyer të punësuarit në kopshte, të cilët paraprakisht ishin të kyçur në grevë, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për MIA-n.

Nga MPPS sqarojnë se edhe në periudhë të grevës kopshtet i kanë pranuar fëmijët, për çka janë angazhuar të punësuarat që mbajnë grevë. Tani, thonë nga Ministria, të gjithë janë kthyer në vendet e punës dhe procesi zhvillohet si para fillimit të grevës.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov dje pas mbledhjes së Këshillit të Sindikatës, informoi se greva në shkollat ​​fillore dhe të mesme vazhdon, por njoftoi se greva në çerdhe do të pezullohet dhe se nga sot do të vazhdojnë të punojnë rregullisht.

Një ditë më parë, të hënën, kryesia e SASHK-ut dhe Qeverisë arritën marrëveshje për rritjen e pagave për 12 për qind me pagën e korrikut, pas së cilës dje vendosi anëtarësia e Sindikatës, e cila nuk e pranoi propozimin.

Greva në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në kopshte filloi më 11 prill. SASHK-u kërkon rritje të menjëhershme të pagave për 18.4 për qind dhe harmonizim të pjesës tjetër me pagën minimale. /Zhurnal.mk