Mariçiq – Varheji: Me Bullgarinë të gjendet zgjidhja më e mirë, evropiane

Shkup, 27 prill – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me Oliver Varhejin, eurokomisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, në të cilin biseduan për perspektivën evropiane të vendit dhe për rëndësinë e zhbllokimit të integrimeve evropiane.

“Ishim dhe do të mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e rezultateve pozitive në zbatimin e reformave, siç është konfirmuar në raportin e fundit të KE-së për vendin dhe askush nuk mundet ta mohojë këtë. Tashmë është koha të jepet rrjedhë e re agjendës sonë evropiane dhe t’i fillojmë bisedimet me Bashkimin Evropian”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Eurokomisari Varheji e përsëriti mbështetjen e procesit të integrimeve evropiane dhe shprehu pritje se me Bullgarinë do të gjendet zgjidhje më e mirë, në interes të të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim foli edhe për përkushtimin tonë në procesin e integrimeve evropiane, në konferencë me eurokomisarin Varheji për punën dhe prioritetet e SÇE, si dhe për nevojën nga mbyllja e çështjes me Bullgarinë dhe zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Shtyrja e vazhdueshme për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, reflektohet në politikën vendore, e rrit eurospektizizmin, por dhe shqetësimin për stabilitetin gjeopolitik”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se ne jemi tashmë partner i dëshmuar i BE-së.

Mariçiqi shprehu bindje se me Bullgarinë do të gjendet zgjidhje evropiane, e cila do të jetë rezultat konkret dhe hap deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, në takim bashkërisht është konstatuar se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit janë zgjidhja e vetme e përhershme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të përhershëm dhe të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës, dhe se duhet të bëhet hap para në integrimet evropiane, në interes të të gjithëve./Zhurnal.mk