Ja çka po ndodh me Çernobilin aktualisht

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dërgoi një mision në Çernobil për të kontrolluar vendin e ish-stacionit të energjisë bërthamore pasi forcat ruse e patën atë nën pushtim për javë të tëra.

Duke i cilësuar nivelet e rrezatimit si “jonormale”, drejtori i përgjithshëm i agjencisë Rafael Grossi tha: “Ka pasur disa momente kur nivelet janë rritur për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda që forcat ruse po sillnin këtu dhe kur ato u larguan. Ne po e vëzhgojmë atë ditë pas dite”.

“Situata ishte absolutisht jonormale dhe shumë, shumë e rrezikshme”, shtoi ai.

AFP raportoi se ai po fliste pikërisht kur mbërriti në “sarkofagun” që kishte në synim të kufizonte ndotjen radiaktive nga reaktori numër katër i ish-centralit bërthamor pas katastrofës së vitit 1986.