Policia parandalon vjedhje të marihuanës në Strumicë, arrestohen 3 persona

Shkup, 26 prill – Nëpunës policor nga Departamenti Novo Sellë mbrëmë në orën 23 kanë hasur në tre grabitës duke tentuar të kryejnë vjedhje të rëndë në një fabrikë për prodhimin e marihuanës në vendin “Dobrava” në afërsi të fshatit Sushicë të Strumicës.

Siç ka informuar MPB-ja janë privuar nga liria R.K (23) nga fshati Dërvosh i Strumicës S.R (21) dhe B.A (21) nga Radovishi. Ata janë mbajtur në stacion policor të Strumicës, ndërsa mbi ngjarjen është njoftuar edhe prokuror publik nga Prokuroria themelore publike.

Sipas informacioneve të policisë gjatë ditës së sotme kundër tyre pritet të ngritën kallëzime përkatëse.