PTHP: Një banor i Mesheishtës i dyshuar për rrezikim të sigurisë së ambasadores britanike
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 55-vjeçari banor i fshatit Mesheishtë, Komuna Debërc, për të cilin ekziston dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale – Rrezikim të sigurisë të nenit 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Siç informon PTHP, i dyshuari më 14 prill ka telefonuar në numrin zyrtar të telefonit të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, ku automatikisht është kyçur operatori i qendrës. Në aparatin folës i dyshuari ka lënë një mesazh me përmbajtje kërcënues: “Ambasadorja britanike në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Unë nuk e raportoj këtë në policinë e Maqedonisë së Veriut, sepse nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin”. Pas kësaj, e ka ndërprerë thirrjen, por mesazhi është ruajtur në sistem.
“Me këtë i dyshuari e ka rrezikuar sigurinë e ambasadores britanike në Shkup, Sepse ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun për ikje të të dyshuarit, para së gjithash nëse merret parasysh lloji dhe karakteri i veprës së kryer penale dhe pasojat e tij, prokurori publik kompetent deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, kumtoi PTHP.

