Kovaçevski flet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë: Kërkova ministra të ndërgjegjshëm
Shkup, 26 prill – Kryeministri Kovaçevski sot në seancën tematike qeveritare, është shprehur se me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë është fokusuar në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri, që të përgatitin dhe zbatojnë përgjigjet më të duhura për sfidat serioze që na presin, informon Zhurnal.
Ai theksoi çështjet më të rëndësishme të realizuara në këtë periudhë dhe potencoi se Qeveria aktuale ngelet në qëllimin e vetëm – të sigurojë siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për jetë më të mirë, si dhe të ardhme evropiane dhe me prosperitet për qytetarët.
“Për këtë nevojitet qeverisje e ndershme dhe e përgjegjshme. Këto janë veçoritë që i kërkova nga të gjithë ministrat të cilët pranuan të jenë pjesë e ekipit, ekip ky që angazhohet të shërbejë në interes të qytetarëve pa dallime”, tha Kovaçevski.
Qeveria e re, siç theksoi kryeministri, qartë ka definuar prioritetet për punë, është krijuar program e cila është ndërtuar në bazë të legjitimitetit zgjedhor të fituar në zgjedhjet e vitit 2000, me çka u përditësua me përcaktimet programore të partisë së re në koalicion Alternativa. Më tej, shtoi Kovaçevski, në programin e kësaj qeverie janë përfshirë dhe qëllime auttentike programore, të dalura nga sfidat e reja.
“Prioritet kyç është menaxhimi me krizën energjetike që është para se gjithash krizë për gjithë Evropën, ndjehet dhe tek ne, ndërsa mori dimenzione brengosëse me luftën në Ukrainë”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk

