Policia gjobitë 68 vjeçarin që me BMW kaloi përmes urës së gurit
Shkup, 26 prill – Ministria e Punëve të Brednshme njofton se gjatë ditës së djeshme, është sanksionuar I.A (68 vjeçar) nga Çegrani i Gostivarit. Ai me veturën e tij BMW ka lëvizur me veturë përmes urës së gurit në Qendër të Shkupit, informon Zhurnal.
Atij i janë shqiptuar masa për mos respektim të shenjës në komunikacion, parkim të veturës në zonë këmbësori dhe për skadim të patent shoferit./Zhurnal.mk

