Irani konfiskoi një tanker në Gjirin Persik
Forcat e Gardës revolucionare të Iranit kumtuan se tetë shtetas të huaj janë arrestuar në Gjirin Persik pas konfiskimit të tankerit i cili gjoja ka transportuar deivate të kontrabanduara.
Sipas televizionit shtetëror iranian, marina e Gardës revolucionare tha se një cisternë me flamur të huaj ishte kapur në veri të Gjirit Persik dhe tetë persona ishin arrestuar.
Theksohet se tankeri ka transporuar 200 mijë litra derivat të kontrabanduar.
Nuk është theksuar nën flamurin e cilit shtet ka lundruar tankeri.

